Ndërroi jetë banorja ma e vjetër e planetit Tokë

Shtetasja amerikane, Susannah Mushatt Jones, banorja ma e vjetër e planetit Tokë dhe që quhet ndryshe edhe dekania e njerëzimit, vdiq dje në moshën 116-vjeçare.

Jones vdiq në nji azil në New York.

Jones u lind në vitin 1899 në qytetin Montgomery, në shtetin amerikan të Alabamas, ndërkohë që familja dhe miqtë thonë se jetëgjatësia e saj ka të baje me faktin se ka qenë një filantrope e vërtetë.

Aktualisht, banorja ma e moshuar e Tokës asht italiania Emma Martina Luigia Morano, e cila jeton në Pallanza (Verbania), dhe që u lind me 29 Nandor 1899.