Ndërtesa në Londër përpihet nga flakët: 50 persona në spital, konfirmohen edhe viktima (video)

Nji zjarr i fuqishëm ka përfshi në mesnatë nji ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës, tue lanë dheta familje të bllokueme në katet e masipërme.

Ambulanca e Londrës ka konfirmue se 50 banorë janë dërgue në spitale dhe se disa prej tyne vuejnë  nga djegie të randa.

Ndërkohë autorietet kanë konfirmue se ngjarja tragjike ka lanë edhe viktima,

“Zjarri që përfshiu në mesnatë nji ndërtesë në perëndim të Londrës ka shkaktue disa të vdekun”, deklaroi shefja e zjarrfikseve në kryeqytetin britanik.

“Ka disa të vdekun. Nuk mund të konfirmoj nji shifër për shkak të përmasave dhe komleksitetit të ndërtesës”, deklaroi Dany Cotton, zyrtar i London Fire Brigade në nji deklaratë për media.

Familjet u bllokuen mbrenda kullës 24-katëshe Grenfell mbasi flakët filluen dhe fëmitë ulërinin me dëshpërim për ndihmë.  Nji numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedh për me i pshtue flakëve, shkruen syri.net.

Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatis me policinë që ban thirrje se ndërtesa asht në rrezik të shembet.

Deshmitarët thanë se skenat të kujtonin 1 Shtatorin kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qinda njerëzve.

Brigada e zjarrfikëseve ka njoftue se ka vendos rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për me zbutë ranien e njerëzve që hidhen.

Nji grue me dy fëmi u pa tue bërtit nga kati i 11’të i ndërtesës. Nji tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë me ndihmue ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.