Ndodh edhe kjo, legalizohet pedofilia n’Turqi

Gjykata Kushtetuese turke ka vendos me anulue nji dispozitë që denon krejt aktet seksuale ndaj femive nën moshën 15 vjet, si “abuzim seksual”, e cila ka shkaktue nji debat dhe zemërim te akademikë dhe aktivistë të drejtave të grave, të cilët paralajmërojnë se vendimi ka me çue në raste të abuzimit të femive të pandëshkueme.

Gjykata Kushtetuese diskutoi çashtjen në bazë të kerkesës nga gjykata e rrethit, i cili u ankue se ligji aktual nuk diskriminon grupmoshat në rastet e abuzimit seksual të femijëve dhe trajton nji 14-vjeçar si të barabartë me të tjerët, raporton gazeta turke Hürriyet Daily News.

Gjykata lokale njoftoi se, ligji nuk parashikon pasoja juridike për “pëlqimin” e viktimave në rastet kur femija viktimë asht prej 12 deri në 15 vjet dhe asht në gjendje me kuptue kuptimin e aktit seksual.

“Kjo krijon nji çekuilibër mes përfitimeve ligjore dhe sanksioneve që duhen ruejt në krimin dhe denimin”, deklaron aplikimi.

Me shtatë vota kundër, Gjykata Kushtetuese u pajtue me gjykatën lokale dhe ka vendos me anulue dispozitën.
Vendimi ka me hyjë në fuqi më 13 Kallnor, 2017.

“Ky vendim ka me çue në martesat e padëshirueme. Njerëzit do të jenë në gjendje me rrëmbye dhe për me përdhunue femijët. Kanë me i martue ato në moshë të re dhe për me parandalue që ata me shkue në shkollë“, asht shpreh kreu i Shoqatës së Grave (TKDF) Canan Gullu.