Ndodh edhe kjo: Nji familje gjermane kërkon azil n’Rusi

Nji familje gjermane udhëtoi për në Rusi për me kërkue azil, tue thanë se, vendlindja e tyne nuk asht ma e sigurt për shkak të refugjatëve, shkruen Daily Mail.

Carola Griesbach, 51 vjeçare dhe burri i saj Andre, 45 vjeçar, vozitën për 1.400 milje nga pjesa veriore e Gjermanisë për në Moskë për me ikë nga ‘diktatura gjermane’.

Dy çikat e tyne, Dominique dhe Julia, së bashku me katër fëmitë e tyne, gjithashtu udhëtuen me furgon. Familja ka lanë Gjermaninë për nji numër arsyesh, tue përfshi edhe atë se ishin të shqetësuem për numrin e refugjatëve që po hynin në vendin e tyne.

Sidoqoftë, qysh kur kanë arritë në prag të vitit të ri në vitin 2015, ata janë vendosë në nji hotel të vogël në periferi të kryeqytetit të Rusisë, tue kërkue nga autoritet përkatëse, që të aprovojnë kërkesën e tyne për azil.

02000