Ndodh në Orlando, turma ja kthen shpinën Hillary Clintonit. Kjo asht arsyeja

Kjo asht nji foto që fikson ma së miri epokën e “sefie”.

Hillary Clinton, që mund të bahet presidentja e parë femën e SHBA’ve, qëndron përpara nji turme njerëzish që kanë mbushë cep me cep nji sallë në Orlando.

Po qëndronte, se për nji moment turma ja kthen e tana shpinën dhe me telefonat në duer, kërkojnë të bajnë nji “selfie” me zojën Clinton.

Turma doket e etun që me pasë nji foto me presidenten e mundshme, por këtë e duen simbas mënyrës së tyne.

Mirë se erdhët në gjeneratën e “selfie”-ve.