Ndodh n’Elbasan: Gjyqtari shtyen seancën, shkaku i lojës së futbollit

Ndeshjet e ekipit kombëtar të Shqipnisë në futboll shtyjnë edhe seancat gjyqësore.

Nji vendim i tillë asht dhanë nga Gjykata e Elbasanit me gjyqtar Bujar Musta nji vit ma parë.

Gjyqtari Musta në datën 08 10 2015, sapo ka çelë seancën gjyqësore me palë trashëgimtarët e Aqif Pashë Elbasanit, e ka mbyllë atë.

Seanca ka zgjatë veç 10 minuta. Gjyqtari Bujar Musta ka shtye seancën gjyqësore me arsyetimin se ka me u zhvillue ndeshja Shqipni-Serbi.

“Me qenë se sot asht ndeshja Shqipni-Serbi dhe rrugët kryesore dytësore të qytetit janë të bllokueme, gjykata vendosi me ndërpre seancën dhe me caktue seancën e re me datën 06.11.2015, ora 10:00”, shprehet gjyqtari Bujar Musta në seancën gjyqësore të datës 8 Tetor 2015.