Ndodhi në Tetovë: E pagëzoi djalin me emnin UÇK!

Nji tetovar ka gjetë nji mënyrë, thanë shumë butë, të çuditshme për me shpreh ndjenjat e veta kombëtare patriotike.

Ai, si njofton Zhurnali, e ka pagëzue djalin e vet me emnin UÇK!

Nga certifikata që ka sigurue portali shihet se femija me këtë emën shumë të parëndomtë ka lind më 30 Gusht të këtij viti.

Ajo që mbetet e panjohun asht se cila ushtri çlirimtare e frymëzoi pagëzuesin – ajo e Kosovës, apo Kombëtarja.

 

ucktetova