Në AKR e demantojnë Bahtirin lidhun me koalicionin me PAN

Aleanca Kosova e Re, nuk ka marrë kurrfarë vendimi të ri lidhun me bashkëpunimin eventual me koalicionin PAN.

I kontaktuem nga ‘Indeksonline’, Fatmir Matoshi, nga AKR, ka thanë se vendimi i fundit asht ai i Këshillit të Përgjithshëm të AKR, para do dite ku asht autorizue presidenti i këtij subjekti, Behgjet Pacolli, qe të shoh mundësi tjera përveç koalicionit LAA për me tejkalue situatën aktuale politike.

“Nuk kemi marrë vendim të ri. Nuk e kam lexue çka ka shkrue Bahtiri. Vendimi i fundit asht ai i Këshillit të Përgjithshëm. Nuk kam informacione për ndonji vendim tjetër”, ka thanë Matoshi.

Lexo edhe:

Ky asht vendimi i ri i AKR’s për koalicion me PAN’in