Në Bosnje dojnë me ja ndërrue emnin festës së Bajramit!

Ish-kreu i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë Mustafa Ceric thotë se emni i festës së Bajramit duhet me ndryshue mbasi nuk asht fjalë boshnjake, as turke dhe as arabe.

Myslimanët festojnë Bajramin e Madh dhe të Vogël.

Në fakt, Bajram do me thanë festë dhe imami boshjak shprehet se fjala vjen nga persishtja. Ai thotë se në Bosnjë, kjo festë duhet me u quejtë Hižaslav.

Në Gjuhën arabe, festën e Bajramit e quejnë “Id”, që ka kuptim “kthim” në lumtuni ose gëzim.

Imami Ceric deklaron se gjuha boshnjake asht e pasun dhe ajo nuk mundet me u ndie inferiore karshi gjuhëve të mëdha si arabishtja, persishtja apo turqishtja.