Në Gjermani mundeni me marrë vizë pune në vend të azilit

Mbi 17.000 vetë nga Ballkani Perendimor kanë shkue së fundi për punë në Gjermani. Ata kanë shkuar në bazë të një rregulloreje të posaçme për vendet e Ballkanit të miratuar para një viti.

Numri i azilkërkuesve të ri nga të ashtuquejtunat shtete të Ballkanit Perendimor asht pakësue dokshëm, njikohësisht mija vetë kanë ardhë për punë në Gjermani.

“Në gjashtë muejt e parë të këtij viti, në rrugë legale kanë ardhë 17.184 vetë nga Serbia, Maqedonia, Shqipnia, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, për të punue këtu”, bani të ditun të Hanën në Berlin, Thomas Liebig nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) .

Rregullorja e veçantë për migrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perendimor ishte vendosë në Tetor 2015. Ajo asht e kufizueme deri në vitin 2020. Rregullorja parashikon që edhe punonjës pa kualifikime të veçanta mund të aplikojnë që në atdheun e tyne për nji vizë pune në Gjermani. Për azilkërkuesit kjo vlente vetëm nëse ata e tërhiqnin kërkesën e azilit dhe largoheshin menjiherë nga Gjermania.

Disa shtete të Ballkanit ishin në 2015 në listën e shteteve kryesore prej nga vinin azilkërkues në Gjermani. Në Gusht të këtij viti në këto vende vazhdonte të bante pjesë vetëm Shqipnia./DW/