Në Harvard gjenden libra të bamë me likurë njeriu!

Disa libra që ruhen në Harvard, janë ba nga likura e njeriut, këto janë rezultatet e nji studimi të ri.

Librat janë gjetë kohë ma parë ku me nji shikim të parë asht spikatë kopertina e tyne, e cila ishte e pazakontë.

Mbas studimit të thellë asht mendue se librat janë ba nga likura e vërtetë e njeriut. Madje, thuhet se likura asht rrjepë kur njeriu ka qenë ende gjallë.

Në nji prej këtyne librave u gjet nji shënim që thotë egzaktësisht: “Ky libër, asht ajo që mbetet nga miku im Jonas Wright, që u rrjep gjallë në ditën e katërt të muejit Gusht në 1632. U prefsh në paqe”.

Kjo histori e pazakontë e lidhun me likurën e njeriut ka ngjallë vëmendjen e tanë Kampusit, ku kohët e fundit ka fillue puna intensive për studime ende ma të thella.

251884