“Ne historine e Europes, nacionalizmi gjithmone ka nenkuptue – lufte!” (video)

renzi

 

Referendumi qe ka me u mbajt frik n’Itali, dhe lidhet me ndryshimet kushtetuese ne kete vend, e ka terheq vemendjen e krejt botes. Te gjithe po tuten mos po ndodh diçka e ngjajshme si ne Britani, ku Italia poashtu kishte me kerkue me dale nga Unioni Europian.

Edhe pse referendumi nuk e ka pytjen e ndejtjes apo daljes nga UE, ka droe te madhe se JO ne referendum e ka kuptimin e JO per Europen.

“Italianet gjithmone kane qene Europianista”, komenton profesori i Te Drejtes Kushtetuese Valerio Onida. “Sot, po shohim parti politike qe s’jane Europianiste, perkundrazi, ato flasin kunder institucioneve europiane. Ka nji rilindje te nacionalizmit. Dhe, jo vetem n’Itali, sepse edhe Gjermania e Franca kane poashtu kesi lloj subjektesh politike. Kjo nga shkaku se po na mungojne partite tona tradicionale, ato qe dikur e themeluen Unionin Europian dhe sot s’egzistojne ma. Prandaj, ka rrezik se kemi me pase nji rritje te ketij tehuejzimi, bile edhe refuzimi t’Europes.”

Profesori Onida vazhdon tue fole per rrezikun qe nacionalizmi paraqet per Europen.

“Nacionalizmi asht nji rrezik i madh per Europen, per krejt shtetet europiane. Ne historine e Europes, nacionalizmi gjithmone ka nenkuptue – luften, dhe lufta e fundit e madhe pat fillue bash ne zemer t’Europes….Zgjidhja qe doli nga Lufta e Dyte Botnore ishte qe duhet me lane mbrapa nacionalizmin dhe egotizmin nacional, per me arrite nji bashkim ma te madh kontinental. Kjo u arrite edhe me themelimin e Kombeve te Bashkueme dhe Deklarates per te Drejtat e Njeriut. Amerikanet ishin ata qe e nisen kete pune. E kujtoj rolin qe pati Eleanor Roosevelt ne krijimin e Deklarates Univerzale per te Drejtat e Njeriut. Sot, na po e rrezikojme kete qellim, kete vizion…Po e barrikadojme vetveten neper kufijt kombetar. Ky asht nji rrezik i madh”.