Në Rio de Janeiro vendoset shtatorja e Nanës Terezë

Në Katedralen Metropolitane të Rio de Janeiro, u zhvillue ceremonia e dorëzimit të Shtatores së Nanë Terezës, vepër e skulptorit Thoma Thomai, dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shejtërimit të Nanë Terezës.

“Kjo dhuratë u mundësue falë bujarisë së sipërmarrësit Kadri Morina dhe angazhimit të Ambasadores tonë Tatjana Gjonaj, që nxe fill me takimet që pata me drejtuesit e Komunës së Rio de Janeiro, gjatë vizitës në Brazil në Nandorin e kaluem”.

Kardinali Tempesta, tue ju referue Nanë Terezës si “mëshira e Zotit në tokë” e “fruti i popullit shqiptar me gjithë të mirat që i pruni njerëzimit”, e quejti mbërritjen e shtatores nga Tirana, “nji dhuratë të jashtëzakonshme që ka me i dhanë jo veç Katedrales, por tanë Brazilit, vlera të reja shpirtnore, tue përforcue miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij brazilian”.