Në shqip, ISIS ban thirrje për xhihad: Ramazani mueji i luftimeve, pregadituni e qëndroni në gadishmëni!

Nji fjalim nga zadhanësi i Shtetit Islam, i ashtuquejtuni Shejhu dhe Muxhahidi Ebu Muhamed el-Adnani esh-Shami, që banë thirrje për sulme terroriste mbarë botën, asht përkthy edhe në gjuhën shqipe, tue u shpërnda në faqen e ISIS- në shqip “Hilafeti”.

Në këtë fjalim tepër të gjatë, në të cilin zadhanësi i shtetit islamik flet për teori të zakonshme të ideologjisë së ISIS, Ramazani shpallet mueji i luftimit.

“Qe ku asht Ramazani, mueji i luftimit dhe xhihadit ka arrite te ju. Mueji i pushtimeve. Pra pregadituni dhe qëndroni në gadishmëni. Çdo kush prej jush le të jetë i kujdesshëm, me qëndrue si luftëtar tu’ e kërkue atë që asht te Allahu”, citohet të ketë thanë zadhanësi simbas dokumentit të përkthyem në gjuhën shqipe.

Tutje ai banë thirrje që Ramazni me qene nji muej shkatërrues për mosbesimtarët kudo.

“Kjo vlen sidomos për ushtarët e Hilafetit dhe ndihmuesit e tyne n’Evropë dhe Amerikë”, citohet të ketë thanë ai.

Prej videos në gjuhën shqipe, që kërcënohet Ballkani, ISIS ka fillue komunikimin ma të shpeshtë në shqip, për me shtri ideologjine e tyne edhe në vendin tone.

Fjalimi i plotë në shqip