Nënkryetari i PDK’s: Qeveria e re në krye me Haradinajn formohet frik (video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thanë për Ekonomia Online se vizioni i PDK’s për Ramush Haradinajn, Kryeministër asht miratue edhe me votat e qytetarëve dhe se projekti i tyne nuk ka me ndalue.

Ai asht shpreh i bindun se Qeveria e ardhshme më në krye Haradinajn ka m’u formue shumë shpejt.

“Vizioni për Ramush Haradinajn Kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, nuk ka asgja që mundet me ndalë, sepse realisht kjo asht implementue edhe me votën e qytetarëve, ngase asht votue ma së shumti dhe ka marrë vota ma së shumti nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Pra asht nji vizion i cili asht në harmoni edhe me pritjet e qytetarëve”, ka thanë Ismaili.

Ismaili ka folë edhe për mundësinë e nji koalicioni me LDK’n, por edhe për formimin e Qeverisë së re, e cila simbas tij padyshim ka m’u udhëhiqë nga koalicioni PAN.

“Ka nji optimizëm të madh që institucionet kanë m’u krijue në mënyrë demokratike, por edhe shpejt. Dhe nuk shoh ndonji brengë në këtë çashtje”, ka shtue ai.

Nënkryetari Ismaili ka thanë se pa vulën e KQZ’s nuk e dinë ende saktë sa deputetë ka me pasë partia e tij në Kuvend, por ai ka përmend numrin 39 si numër të përgjithshëm të koalicionit PAN në Kuvend.

Zgjedhjet e 11 Qershorit nxorën koalicionin PDK-AAK-NISMA si të parin, por pamjaftueshëm për me formue Qeverinë vetëm me minoritetet.