Nexhmije Hoxha: E vërteta e anëtarësimit tim në Partinë Fashiste

Në nji reagim për gazetën DITA e veja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha foli mbi nji dokument të publikuem dje ku thuhet se ajo ka qenë anëtare e rinisë fashiste.

Dokumenti u botue në kontekstin e festave të Nandorit dhe debatit të rihapun për Luftën Nacional Çlirimtare në Shqipni.

Doket e çuditshme se qysh grueja e liderit të komunistëve dhe mandej e diktatorit të Shqipnisë për rreth 4 dekada ka mujt me qenë anëtare e rinisë fashiste.

Dokumenti u botue nga Kastriot Dervishi, i cili shkroi se ky dokument “asht ruejt nga Enver Hoxha”.

Nexhmije Hoxha, e cila mbas pak muejsh mbush 96 vjeç foli dje me gazetarin e gazetës DITA, Xhevdet Shehu lidhun me këtë dokument.

92dcbe636ee9da759d0f302684c787f2_l-1

Foto: Dokumenti ku del se Nexhmije Hoxha asht anëtarësue në Rininë Fashiste

Në reagimin e botuem sot nga DITA, ajo thotë:

“Në periudhën që bën fjalë dokumenti, unë kisha mbaruar provimet e maturës dhe më duhej të përgatisja dokumentet për emërimin si mësuese.

Për këtë arsye, mund të më jetë dashur ky vërtetim. Por unë nuk kam firmosur asnjë dokument anëtarësimi në Rininë Fashiste dhe aq më tepër në Partinë Fashiste.

Sa për kujtesë, unë që nga viti 1936 kam qenë e organizuar në grupin komunist me Qemal Stafën.

Në 4-7 prill të ’39-s kam marrë pjesë në demonstratat e rinisë së Tiranës kundër pushtimit nga Italia fashiste dhe në vazhdim, derisa u kërcënova me arrestim dhe kalova në ilegalitet.

Sa isha studente në “Institutin e Vajzave” në Tiranë, instruktorja italiane fashiste për Gjimnastikën më dha notën 6, pavarësisht se në dëftesë të gjitha notat i kisha të larta, sepse nuk i shkoja në aksionet që organizonin fashistët për të bërë pako për ushtarët në front.

Unë të gjitha këto i kam të shkruara në librat e mia të kujtimeve”.