Nga PAN flasin për takimin e sotëm konsultativ

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, ka thirrë nji takim konsultativ për sot me koalicionin PAN, në mënyrë që të arrihet dakordimi për vazhdimin e seancës konstituive, dhe formimin e institucioneve.

Lidhun me takimin e thirrun dhe me pjesëmarrjen e PAN në seancën e ardhshme, deputeti i PDK’s, Enver Hoxhaj, ka konfirmue se kanë me marrë pjesë, dhe gjithashtu kane me ba të ditun qëndrimin e tyne për seancën e ardhshme.

“Sot na marrim pjesë në takimin konsultues të partive dhe aty kemi me thane qëndrimin tonë sa i takon seancës së ardhshme”, ka thanë Hoxhaj.