Ngone qysh e fol shqipen Nikola Gruevski

nikolagruevski

Gazeta maqedonase e kontrollueme nga Nikola Gruevski, “Vest”, shkruente në numrin e sotëm për “torturën në gjuhën shqipe” nga ana e prokurores speciale Fatime Fetai.

Kjo gazetë, si dhe të gjitha mediat e tjera maqedonase të kontrollueme nga VMRO–DPMNE skandalizohen nga fakti që Fetai ju drejtu gazetarëve edhe ne shqip, tue promovu simbas tyne, “gjuhën e re zyrtare” në Maqedoni.

Këto media harrojnë që shqipja asht gjuhë zyrtare bazue në Kushtetutën e Maqedonisë, ndërsa harrojne gjithashtu edhe “torturën” e ish kryeministrit Gruevski, i cili në Nandorin e vitit 2014 fliste në gjuhën shqipe.