Nigeri, grupi terrorist publikon video te çikave të rrëmbyeme. Kjo asht kërkesa e tyne!

Grupi islamik nigerian “Boko Haram” publikoi nji video 11 minutëshe, ku shfaqen disa nga vajzat e rrëmbyeme dy vite ma parë, ne nji shkollë në qytetin Chibok.

Rreth 50 vajza me shall në krye shihen mbas nji militanti të organizatës, i cili kërkon lirimin e luftarëve në këmbim të vajzave.

“Boko Haram” rrëmbeu 276 vajza nga shkolla e tyne në qytetin verior Chibok, ndërsa besohet se 219 prej tyne janë ende në duert e militantëve.

Në videon që zgjat 11 minuta, zadhënësi i grupit u thotë prindëve të vajzave që me kërkue nga qeveria lirimin e militantëve të tyne në këmbim të vajzave të burgosuna.