Nikolic i dhuron Princit Charles librin serb për Kosovën

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic, i ka ba gati dhuratat për princin britanik Charles kur ky i fundit të vizitojë Beogradin të Merkurën.

Si njofton zyra e Nikolic’it, i pari i serbëve do i dhurojë princit nga Britania nji libër për si thuhet “trashëgiminë kristiane të Kosovës”.

Nën titullin e kesaj monografie që asht në gjuhën angleze, dhe do të jetë në duert e Charles shkruhet ”zemra historike dhe shpirtnore e popullit serb” tue ju referue Kosovës.

Princi britanik Charles dhe dukesha e Cornwall’it, Camilla kanë nisë turneun ballkanik dy ditë ma parë në Kroaci.

Çifti mbretnor do të qendrojë sot dhe nesër në Serbi, ndërkaq, Malin e Zi ka me vizitue me 18 Mars.

Vizitat e këtij turneu ballkanik ata do t’i përmbyllin në Kosovë, më 19 Mars.

Përndryshe kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Wellsit në Kosovë, mbasi ai vizitoi Kosovën në vitin 1999, ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornwall’it.