Nikolic n’Rusi, takon homologun rus

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, e nis sot vizitën dyditëshe në Moskë, gjatë së cilës do të takohet me Partiarkun Kiril të Kishës Ortodokse në Rusi, dhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë citu nji komunikatë të leshueme nga Kremlini se gjatë takimit Nikolic – Putin, do të diskutohet “zhvillimi i partneritetit të ardhshëm ndërmjet dy vendeve, do të shkëmbehen pikepamjet për forcimin e matejmë të bashkëpunimit në sferën politike, të tregtisë, ekonomike dhe humanitare”.

Sot ndërkaq, Kisha ortodokse ruse pritet që presidentin serb Nikolic ta nderojë me çmimin e Fondit të Përbashkët të Popujve Ortodoksë.

Rusia asht aleate historike e Serbisë dhe deri më tash e ka mbështet Beogradin në kundërshtimin e pamvarësisë së Kosovës.