Nis afati për ankesa në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikue sot 91 subjekt politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të Tetorit.

KQZ vendosi që partive politike në Vushtrri tj’u mundësohet me sjellë edhe nga katër kandidatë për Kuvendin Komunal.

Afati 24 orësh për ankesa fillon sot, n’orën 16: 00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi 91 subjekte politike, nga to 35 parti politike dhe nji koalicion, 30 nisma qytetare dhe 25 kandidatë të pamvarun për kryetarë të komunave, në Zgjedhjet Komunale që pritet të mbahen më 22 Tetor.

Afat shtesë deri të Diellën ju dha partive politike në Vushtrri për dorëzimin edhe të katër kandidatëve për asamblistë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim me verifikue në shtatë Gjykatat themelore të Kosovës nëse ka kandidatë të cilët tri vitet e fundit janë të dënuem me vendim të plotfuqishëm në ndonji gjykatë në vend.

Në këtë mbledhje u certifikuen gjithsej 7 mijë e 80 kandidatë për asamblistë të komunave.

Afati i ankesave ka me qenë 24 orë, që nga ora 16:00 e ditës së sotme.