NISMA feston e vetme 2-vjetorin e themelimit

Partia ma e vogël parlamentare, ajo e Nismës për Kosovë ka shenue sot 2 -vjetorin e themelimit.

Në festën e saj, Nisma ka festue bashkë me elektoratin, tue kërkue mbështetje edhe ma t’madhe në t’ardhmen.

Të pranishmëve ju drejtuen Kryetari, Fatmir Limaj, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe Shefja e Grupit Parlamentarë, Valdete Bajrami.

Para të pranishmëve Limaj edhe njiherë siguroi se vendi asht tu shkue në zgjedhje, andaj kerkoi përkushtim ma t’madh.

Në përvjetorin e dytë të krijimit të partisë, Nisma për Kosovë, nuk pat mysafirë.
Aty nuk morën pjesë as ndonji përfaqësues i partive tjera opozitare.