Nismëtarët për shfuqizimin e Speciales s’janë zmbraps, epilogu te Mërkurën (dokument)

Kuvendi i Kosovës

Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk asht shue.

Si e tillë do të paraqitet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që mbahet të Mërkurën.

Me gjithë paralajmërimet dhe vërejtjet si nga SHBA ashtu edhe nga përfaqësues të BE’s në Kosovë dhe nga vet BE në Bruksel, kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’s e mbështetun nga 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale asht fut si propozim në mbledhjen e së Mërkurës, 17 Kallnor.

Lajmi.net ka sigurue rendin e ditës së kësaj mbledhje dhe kërkesa që shfuqizimin e Gjykatës Speciale asht vendos si pikë e pestë e diskutimit.

“Kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së për Seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në pikën e pestë të rendit të ditës së Kryesisë së Kuvendit.

Të kujtojmë se më 22 Dhetor, mbas përfundimit të seancës për buxhetin, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati ftue në nji takim urgjent shefat e grupeve parlamentare.

Nisma për me shfuqizue Gjykatën Speciale natën e 22 Dhetorit kishte dështue mbasi që në dy mbledhjet e Kryesisë nuk pati kuorum, meqë munguen përfaqësuesit e LDK’s dhe të VV’s.

 

Shperndaje në: