Nitaj i reagon Mikullovcit: Seancën e thirrë sa herë të kërkohet!

Deputeti ma i vjetër në Parlamentin e Kosovës, njiherit edhe kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci sot i tha lajmi.net se nuk ka me thirrë seancë nëse PAN nuk deklarohet se i ka numrat dhe nuk i plotëson krejt kushtet që i kërkohen.

Mirëpo, këtij i asht kundërpërgjigj zadhanësi i AAK’s, Muharrem Nitaj.

Ai ka thanë, se Kryesuesi i seancës konstituive e thërret seancën kur t’i kërkohet e jo kur t’i teket atij, bile Nitaj tha se Mikullovci duhet me qenë ma mirë i informuem rreth rregullores së Kuvendit.

Zadhanësi i AAK’s tha se Mikullovcin asht mirë me mësue dikush si të sillet në Kuvend, mbasi ai nuk ka të drejtë me komentue nga karriga ku asht ulë, por të foltorja.