N’Itali goditet rrjeti i prostitucionit, shqiptari jepte urdhna nga burgu i Tiranës (video)

Nji vit hetime, 10 shqiptarë të arrestuem mes tyne dhe lideri i bandës që shfrytëzonte çikat shqiptare për prostitucion në Firenze asht bilanci i operacionit të policisë italiane, policisë shqiptare dhe asaj franceze.

Operacioni asht finalizue këtë të Ejjte dhe nën mbrojtjen e policisë italiane janë marrë 15 çika shqiptare, të cilat shfrytëzoheshin nga bashkëkombasit e tyne.

Por, qysh drejtohej ky grup?

Hetimet e policisë dhe prokurorisë së Firenzes gjatë 1 viti nuk i kanë besue syve kur kanë zbulue se për çdo veprim që banin anëtarët e grupit urdhnat vinin nga nji telefon shqiptar që nji herë në dy ditë telefononte numrat e shqiptarëve të vnuem në përgjim n’Itali.

Nga ndjekja e grupit, hetuesit italianë kanë mujt me identifikue dhe liderin e organizatës që rezultoi nji 37 vjeçar shqiptar, i cili ndodhet në paraburgim në Tiranë me nji tjetër akuzë nga drejtësia shqiptare e përkatësisht për tentativë vrasje.

Mandat arrestet janë egzekutue n’Itali, Francë e paraburgimin e Tiranës ku dhe drejtohej trafiku i prostitucionit.

Ky grup menaxhonte dy rrugë në periferinë e qytetit të Firenzes, përkatësisht rrugën Forlanini dhe Pellas dhe në orarin që çikat dilnin për me gjetë klientë ato ruheshin nga shqiptarët.