Nji fenomen i Hanës pritet me ndodhë sonte!

Këtë vit, fenomeni ka me zgjatë qe nga ora 3:00 deri ne orën 4:30 të mëngjesit, pra rreth 1.5 deri ne 2 ore, dhe kur efekti optik te venitet, sateliti ynë ka me marrë përsëri ngjyrën e zakonshme te tij.

Por prej kohesh me këtë fenomen, njerëzit kane lidhë besime dhe hamendësime te shumta, kryesisht qe lidhen me apokalipsin, apo fundin e botes.

Jo ma larg se afro 3 vjet ma parë, bota priti me nji lloj ankthi arritjen e 21 Dhetorit, dita kur simbas profecisë Maya, bashke me Hanën e Kuqe do te vinte edhe Gjykimi Universal, fundi i Botes.

Gjithsesi, historia tregon se gjate Hënës se Kuqe kane ndodh evente qe kane hy ne memorien kolektive si ngjarje qe ne nji fare mënyre lidheshin me fatkeqësitë dhe katastrofat.

Kështu, gjate këtij fenomeni, ne vitin 1493, ka ndodh dëbimi i çifuteve nga Spanja, ndërsa ne vitin 1967, shpërtheu lufta e gjashte ditëve ndërmjet Izraelit nga njana ane dhe Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë nga ana tjetër.

Ne vijim te profecive, pastori amerikan John Hagee ka shkrue nji libër me titull: “Four Blood Moons: Something is About to Change”, ku nder te tjera ai lidh fenomenin ne fjale me uraganin Katrina.

Në profecinë e tij, ai shkon edhe me tej tue lidh Hanën e Kuqe me vete fundin e Botës.

Megjithatë, Hana e Kuqe, qe ne vetvete nuk perban nji term te mirëfillte shkencor asht nji fenomen ciklik i zakonshëm qe vetëm ne harkun mes Prillit 2014 dhe Shtatorit te këtij viti ka ndodh katër here.

Gjate këtij momenti, madje përmenden edhe shume ngjarje te bukura dhe te kandshme për nji pjese të mirë të popujve.