NJI GRUE PARA HISTORIE! (Koment i Televizionit Rrokum)

hillary-clinton-zgjedhjet-2016

 

Koment i Televizionit Rrokum

 

Jane vetem edhe disa ore qe e ndajne qytetarin votues amerikan para vendimit qe mundet me qene historik.

Demokratet e SHBA ja krijuen edhe nji shans Shteteve te Bashkueme, mbasi ja dhuruen Presidentin e pare me ngjyre, qe sot po keto shtete, po keta qytetare, te kene mundesine me ba prape histori – me votue nji grue per here te pare ne historine e Amerikes – si Presidente.

Zoja Hilary Clinton asht ajo grue amerikane, si asnjo tjeter, e cila kurre ma afer ketij oportuniteti s’ka qene. Ne emen te gjithe grave, jo vetem t’Amerikes.

Nji fushate e mendueme dhe e menaxhueme ne menyre perfekte, e nisun me kujdesin ma te madh, e matun dhe e druejtun prej mundesise qe kandidimin e nji grueje mos me e pengue e pamundesue, qe ne nisme, forcat qe s’un e mendojne se asht e mundun qe ‘skeptrin ‘e fuqise ma te madhe politike, ekonomike e ushtarake ne bote, me ja besue – nji grueje!

Dhe ato forca, ato mendesi, ato grupe interesi nuk lane gja pa ba per me pengue ecjen e saj deri ne Shtepine e Bardhe.

Nuk u la nji moment ne krejt biografine e saj pa u shkunde, nuk u la asnji fotografi pa u pa e publikue, nuk u la asnji email pa u lexue, nuk u la asnji raport mjekesor pa u stermadhue e falsifikue, nuk u la nji shej ne fytyre e trup pa u analizue e paragjykue, nuk u la nji minut ne relacionin e saj me bashkeshortin pa u kontestue me dashnore te reja te tij, me femi jashtemartesor te tij, me 1 mije e 1 te zeza…

Krejt keto Scila e Haribda, zoja Clinton dhe stafi i saj arriten me i tejkalue, me i demantue, me i minimizue, me i luftue dhe krejt bota demokratike, jo vetem ajo e SHBA, presin qe ajo – me triumfue.

Komuniteti shqiptar n’Amerike nuk ka nevoje me u keshillue ose sugjerue. Ai e din ma mire se shumekush se çfare politikane asht zoja Clinton, se sa humane dhe e ndjeshme per te drejtat e njeriut asht, se sa shume ka ba ajo dhe familja e saj per shqiptaret e Kosoves…

Fitorja e zojes Clinton ne garen presidenciale te SHBA, qe po e pret krejt bota demokratike, ka me qene nji triumf i perpjekjeve per liri, ligj dhe drejtesi ma shume per te gjithe, jo vetem per Shtetet e Bashkueme.