Nji helikopter turk shkon në Greqi, 8 ushtarët kerkojnë azil

Nji helikopter i ushtrisë turke ka kalue kufinin dhe asht ulë në Greqi, në zonën Alexandroupolis.

Simbas mediave greke raportohet se 8 ushtarët që ndodheshin në helikopterin ushtarak turk, kanë kërkue azil në shtetin fqinj.

Sapo janë ungjë në tokën greke ata janë arrestue nga policia vendase.

Largimi i tyne drejt shtetit helen vjen mbas deshtimit të tentativës për grusht shteti, mbramjen e djeshme në Turqi.

Simbas autoriteteve greke, në helikopter ndodheshin 7 persona me uniformë ushtarake dhe nji civil.

E menjiherë mbas lajmit për largimin e ushtarëve drejt Greqisë, ministri i Jashtëm turk ka deklarue se i kërkon Greqisë ekstradimin e 8 ushtarëve.