Nji lajm jo fort i mirë për Emmanuel Macron

Niveli i popullaritetit të presidentit francez, Emmanuel Macron, regjistron sërish nji ranie të fortë në Gusht, ku vetëm 40 për qind e të pyetunve janë të kënaqun, me nji ranie prej 14 pikësh në raport me nji muej ma parë, mbas ranies me 10 pikës në Korrik, simbas sondazhit të Ifop për gazetën “Journal du Dimanche” (JDD).

Kryeministri, Edouard Philippe, regjistron gjithashtu nji ranie me nandë pikë për të njajtën periudhë, tue kalue nga 56 për qind në 47 për qind.

Shefi i shtetit ka humbë 22 pikë popullariteti që prej sondazhit të parë të zhvilluem nga Ifop-JDD dhe të publikuem para tre muejsh, menjiherë mbas zgjedhjes së tij.