Njihuni me burrin që qet flake prej dore

Mos e mohoni që në nji periudhë të caktueme të jetës suej, keni dashte me qene superhero.

Por ky njeri i ka ba realitet andrrat e tij, tue arrite me gjuejt zjarr nga dora e vet.

Adam Wilber nga New Hampshire duket se asht inspirue nga skenat e ndryshme të filmit fantastiko-shkencor Fantastic Four, ku njani prej personazheve gjuen zjarr nga dora.

Adam krijoi nji pajisje të mrekullueshme, që e ban atë me u doke thuejse po gjuen zjarr nga duert, por në fakt bahet fjalë për nji trik.

Ai krijoi nji pajisje interesante, dhe tani po e shfrytëzon për nji trik interesant, tue i ba njerëzit me dyshue për fuqitë e tij mbinatyrore.