Njihuni me gjeneralin që mundet me nisë Luftën e Tretë Botnore (foto)

Ai mendohet se asht nji prej personave të autorizuem për lshimin e armëve bërthamore dhe nji njeri i besuem i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Media shtetnore e Penianit, KCNA, citoi të Mërkurën Gjeneralin Kim Rak-gyom, simbas të cilit, Peniani asht “gati me ndërmarrë” nji veprim ushtarak që ka në objektiv territorin amerikan në Paqësorin Perëndimor, ku janë stacionue nji sasi e konsiderueshme forcash ajrore dhe detare të SHBA’ve.

Kim Rak Gyom, i cili komandon Forcën Strategjike të Ushtrisë Popullore të Koresë, tha se Veriu ka me finalizue nji plan nga mesi i Gushtit për me i qitë katër raketa me rreze të mesme, të njoftuna si Hwasong-12 në drejtim të ishullit./TCH/