Norvegjia hap dyert për emigrantët ekonomikë, këto janë profesionet që kërkohen

Norvegjia asht në kërkim të inxhinierëve, mësuesve (sidomos ata të shkencave natyrore), mjekëve dhe infermierëve, shoferëve të autobusëve, kuzhinierëve dhe kamerierëve.

Zyra europiane për punësim EURES ka publikue raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmenduna ma naltë, ju ofrohet paga mujore prej 4.500 euro.

Simbas raportit të EURES’it, Norvegjisë i mungojnë ekspertët për mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë dhe ata që kanë të bajnë me instalimet dhe furnizimin me ujë.

Po ashtu, kërkohen edukatorët për me punue me fëmi parashkollorë, psikologët dhe shoferët e taksive.

Kompanitë në Norvegji që kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “FMC Technologies”, “Statoil”, “National Oilëell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “Aibel”, “Roxar” i “Fabricom”.

Raporti i EURES’it thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon lajmërimin për leje qëndrimi për nji periudhë prej tre muejsh, në stacionin e policisë lokale në vend, apo mbasi shtetasit e huej gjejnë punën e përshtatshme, raporton “B92”

Ju mundeni me qëndrue për gjashtë muej në Norvegji, derisa të punësoheni. Studimet kallxojnë se kushtet e punës në Norvegji janë ndër ma humanet në botë.

Punëtorët lidhin kontratën me shkrim që përfshin tre deri gjashtë muej punë provuese, para se të nënshkruhet kontrata afatgjate.

Paga jepet çdo muej, ndërsa punonjësit kanë me punue 37.5 në javë, ose 7.5 orë në ditë, me nji maksimum prej 40 orëve në javë.

Punonjësit kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të pagueme, ndërsa krejt ata mbi moshën 30 vjeçare kanë 30 ditë.