Nuk e shohin si Zot: Kim Jong-un shton egzekutimet (foto)

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka shtue numrin e egzekutimeve për ata persona që nuk e adhurojnë si Zot i gjallë.

Regjimi i tij i ashpër ka persekutue mija persona që praktikojnë besime të tjera fetare.

Kështu thuhet në nji studim të ri të qeverisë amerikane.

Lajmi vjen në nji kohë kur njerëzit kanë nisë gjithmonë e ma shumë të kthehen te fetë tradicionale: budizmi dhe krishtenimi.

Po ashtu, mija persona kanë nisë me refuzue me u ba pjesë e ushtrisë.

Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit thuhet se ma shumë se 120 mijë persona janë të burgosun politikë në rajonet e thella të vendit.

Këto përfundime vijnë në kohën kur SHBA ka shtue ndjeshëm retorikën agresive ndaj vendit komunist.