Obama ban hajgare me Trump: Mundet me fitue, gjithçka po ndodh n’botë

Presidenti amerikan Barack Obama ka ba nji deklaratë “ironike” ndaj kandidaturës presidenciale të Donald Trump, të cilën e ka konsiderue si nji çmenduni që edhe mundet me ndodhë.

“Çdo gja asht e mundun, asht në natyrën e demokracisë që njerëzit kanë liri në votim, dhe na nuk e dimë se për kend kemi me votue”,- tha Obama në nji intervistë për “NBC”.

I pyetun nëse ishte i shqetësuem nëse nji republikan kishte me i nxanë vendin në Shtëpinë e Bardhë, Obama ktheu nji përgjigje ironike: “Përderisa ai asht zgjedhë kandidat në anën e tij, mund të ndodhë që edhe të zgjidhet president. Nuk habitem. Jemi mësue tue pa që ndodhin çmenduni çdo ditë”.

Obama mbajti të njajtin qëndrim edhe kur u pyet nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin po ndihmonte Donald Trump-in në fushatën e tij para zgjedhjeve të Nandorit.

“Çdo gja mundet me ndodhë”, u përgjigj ai