Obama e ‘godet’ Trumpin: Ai s’mundet me kontrollue kodet e rrjeteve sociale, e leje ma kodet berthamore!

Barack Obama ka thumbue kandidatin republikan teksa ishte në nji miting të Hillary Clinton në Florida.

Ditën e djeshme në media u raportue se Trump nuk lejohet me postue asgja në Twitter nëse nuk filtrohet nga stafi i tij.

Kaq ka mjaftue që Obama me vnu në lojë.

 “Nëse ai nuk kontrollon dot kodet e rrjeteve sociale, si mundet me kontrollue kodet bërthamore të shtetit ma të fuqishëm në botë”, tha Obama.

Ai vijoi të tallej me Trump tue thanë se asht nji person jo i përshtatshëm për president dhe asht i papërgjegjshëm.