Obama e merr n’telefon Putini’n lidhun me ISIS

Mbas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve të shpeshta terroriste nga shteti Islamik ISIS, Shtëpia e Bardhë i ka ‘kthyee sytë’ për ndihmë nga Rusia.
Simbas njoftimeve zyrtare, Presidenti amerikan, Barack Obama zhvilloi ditën e djeshme nji bisedë telefonike me homologun e tij Rus, Vladimir Putin.
Dy presidentët nëpërmjet këtij komunnikimi doket se kanë konfirmue shtimin e përpjekjeve për fitoren kundër ISIS’it, nji lajm i keq ky si për shtetin Islmaik ashtu edhe për Frontin al-Nusrah që po përballet prej kohësh më trupat Amerikane.
“Obama i shprehu Putin’it shqetësimin për faktin e mosrespektimit të armëpushimit mes palëve në Siri nga ana e Damaskut”- ka njoftue Shtëpia e Bardhë. Ai vuni në dukje domosdoshmëninë e progresit për nji tranzicion politik në Siri dhe për hymjen e ndihmave humanitare atje tue shprehë edhe mbështetjen ndaj të dërguemit të OKB’s për Sirinë, Staffan de Mistura”- shtoi ajo.