Obama n’Kinë, po pse u grindë zyrtari kinez me atë amerikan n’aeroport!

Nji grindje mes nji zyrtari kinez dhe nji ndihmëseje për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të SHBA’ve u zhvillu mbas arritjes së presidentit amerikan Barack Obama në Hangzhou, për Samitin e G20.

“Ky asht vendi ynë. Ky asht aeroporti jonë”, ka bërtit zyrtari kinez.

E Presidenti amerikan Barack Obama tue fol për “incidentin”, si duket nuk ka dasht me i dhanë randësi, tue thanë se nji gja e tillë ka ndodh edhe në vende tjera, në vizitat e zyrtarëve të naltë të SHBA’ve.
Veç kësaj, si shkruejnë mediat e hueja, siguria asht përforcue në kushte ekstreme në Hangzhou, teksa pjesë të qytetit prej 9 milionë banorësh janë kthye si të ishin shkretëtina, mbasi Kina kërkon me garantue nji samit pa asnji incident të mundshëm.