Obama-Putin: Kjo ishte arsyeja e mosarritjes së marrëveshjes që me i dhanë fund dhunës në Siri

Presidenti amerikan, Barack Obama mbas takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në kuadër të G20 në Kinë, u shpreh se dy vendet e tyre ende nuk kanë mujt me i mbyllë të gjitha boshllëqet në lidhje me nji marrëveshje armëpushimi në Siri.

“Kombet po kërkojnë nji armëpushim kuptimplotë, serioz dhe të verifikueshëm si dhe mënyra për të sigurue ndihmë humanitare” tha Obama.

Obama tha se nji marrëveshje me Rusinë për m’i dhanë fund dhunës në Siri asht pengue nga “boshllëqet e besimit” mes dy qeverive.

I pyetun nga Michelle Kosinski, CNN, Presidenti e përshkroi atë si “të sinqertë” dhe të “hapun”, tue u fokusue kryesisht në Siri dhe Ukrainë.

Obama e quejti debatin për Sirinë “produktiv” dhe tha se kemi me “përqendrue vëmendjen tonë te armiqtë e përbashkët.”