Obamës i kerkohet me ba diçka të madhe për Snowdenin!

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë kërkue presidentit të Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, që, përpara se me përfundue mandatin në muejin Kallnor, me falë ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, për publikim të sekreteve shtetnore.

The American Civil Liberties Union (ACLU), Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë nisë nji peticion online në mbështetje të Snowdenit, i cili jeton në mërgim në Rusi.

Snowden, në vitin 2013, ka publikue dokumente në lidhje me programin e mbikëqyrjes të Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA’ve.

“Rastet si Edward Snowden janë pikërisht arsyeja përse ekziston fuqia e faljes presidenciale”, ka thanë drejtori ekzekutiv i ACLU, Anthony Romero.

Snowden ka thanë se nuk ka kërkue të falet.

Ai po ashtu ka thanë se nuk beson në gjykim të drejtë në SHBA, mbasi Akti i Spiunazhit i vitit 1917 nuk i lejon me spjegue arsyet për publikimin e dokumenteve.