O’Connell: Ardhja e Princit, porosi për pajtim mes popujve dhe feve

princi dhe ruairi o'connel

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se vizita e Princit të Wellsit Charles në Kosovë, asht shej partneriteti dhe asht e randësishme për Kosovën, si dhe bartë me vete porosinë e pajtimit mes popujve dhe feve përmes dialogut.

Ai tha se Princi asht i interesuem për imazhin e Kosovës dhe ndryshimin që ka pësue mbas 17 vjetëve.
Por, simbas ambasadorit, princi ka vemendje të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe që nesër ai ka me vizitue Prizrenin.
Po ashtu, porosia e ardhjes së tij asht pajtimi mes popujve dhe feve përmes dialogut.
“Tema e vizitës asht pajtimi mes popujve dhe feve, si dhe fuqizimi i pozitës së qytetarëve dhe të rijve”, tha O’Connell.