Ohri shpallet qyteti i pestë ma i mirë në botë

Lonely Planet ka publikue listën me 10 qytetet ma të mira në botë për vitin 2017 dhe ai nuk asht as Londra, New York dhe as Parisi, dhe pse ndodhet ne Francë. Bahet fjalë për qytetin e Bordeaux, të cilin Lonely Planet e ka zgjedhë për disa arsye.

Ai ka theksue eksperiencën e qytetit francez për verën, revolucionin gastronomik, por edhe shpejtësinë e naltë hekurudhore, si arsye për m’i dhurue titullin.

Por, befasia e kësaj liste ishte qyteti i Ohrit, i cili asht radhitë si qyteti i pestë ma i mirë botë tue lanë mbas Moskën, Lisbonen apo Pistolën në Itali.

I dyti në listë ishte Cape Town, në sajë të atraksioneve të reja kulturore të tilla si Muzeu Zeitz , ndërsa në vendin e tretë ishte Los Angeles, i cili ka ba nji zgjanim të metrosë dhe ka gati 50 hotele të reja.

Lista:

1. Bordeaux, France

2. Cape Town, Afrika e Jugut

3. Los Angeles, SHBA

4. Mérida, Meksiko

5. Ohri, Maqedoni

6. Pistoia, Itali

7. Seul, Kore e Jugut

8. Lisbon, Portugali

9. Moscow, Rusi

10. Portland (Oregon), SHBA