Opozita s’ka arsye me i ndalë protestat

Opozita nuk ka arsye për me i ndalë protestat.

Kështu tha Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri tue shtue se arsyet për vazhdimin e protestave po shtohen dita ditës.

Në nji konferencë për media, Ymeri foli edhe mbi mënyrën e protestimit.

Tue konsiderue se votimi i Thaçit i kushtoi shumë Kosovës dhe buxhetit të saj, i pari i Vetëvendosjes, tha se ma e dhimbshmja asht Asociacioni i Komunave Serbe dhe mundësia e zgjanimit të territorit të saj me komunën e Prilluzhës.
Ai tha se Serbia ka interes të veçantë për këtë komunë për shkak të linjitit, dhe themelimi i kësaj komune i lejon Serbisë të ketë kontroll mbi këtë pasuni të Kosovës.
Ymeri shtoi se në rast të formimit të kësaj komune, tokat buqësore që janë në këtë rajon kanë me kalue nën administrimin e saj, gja që kishte me tjetersue n’etnitet serb.