Pa Qeveri, s’dihet çka ka me ndodhë me pagat e veteranëve

Pagat për veteranët e luftës së UÇK janë të garantueme për muejin Gusht, por jo edhe për muejt në vazhdim. Kështu ka ba të ditun për “Indeksonline”, nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj.

Haradinaj asht shprehe se po punohet që mos me pasë probleme me pagat as në muejin Shtator, deri sa të formohet Qeveria.

“Per këtë muej janë të sigurueme dhe po shikohet që të garantohen edhe për Shtatorin deri sa të formohet qeveria”, ka thanë ai.