Pacolli flet edhe njiherë rreth bashkëpunimit me PAN’in

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka sqarue edhe njiherë qëndrimin e tij për ultimatumin 10 ditësh ndaj dy partive parlamentare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Në nji intervistë për “Indeksonline”, Pacolli ka fole edhe rreth bashkëngjitjes eventuale të AKR me koalicionin PAN.

“Unë jam në koalicion ku jam dhe aty veproj. Kam nji kontratë me këtë koalicion, kemi nji marrëveshje dhe jam tue respektue në përpikëni këtë marrëveshje. Mirëpo, derisa të heshtim në këtë mënyrë komplikohet situata dhe bahet e paqartë. Mue s’më pëlqejnë paqartësitë dhe nuk më konvenojnë”, thotë ai.

Ma tej, presidenti i AKR ka tregue edhe rreth kërkesës që ia ka ba partisë së Isa Mustafës dhe Visar Ymerit. Simbas tij, këto dy subjekte duhet të jenë ma koncize sa i përket pozicionimit për të ardhmen.

“Deri tash nuk ka komunikim midis këtyne dy partive. I kam ftu liderët e tyne dhe të vendosin të rrijnë në opozitë apo të pregaditen për nji qeverisje ndryshe, kjo më intereson dhe mos të improvizohen gjanat”, asht shprehe ai.