Pacolli kallxon se për çka u pajtuen LAA me Vetëvendosjen

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka tregue se çka u bisedue në takimet mes përfaqësuesve të LAA’s dhe VV’s.

Tregon se janë dakordue për nji grup punues politik për harmonizim qëndrimesh mes LAA’s dhe VV’s.

 

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

 

 

Për atë çfarë ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, sot në mesditë mbajtëm një takim me drejtuesit e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda.

Ne mesditë, ne të Akr dhe Alternativës zhvilluam një takim edhe me udhëheqësit e VV-së, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu.

Në takim diskutuam për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës. U bisedua për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve të Kosovës.

Në orët e pasditës u takuam edhe me Kryetarin e Ldk, Kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa.

Në këtë takim partitë e koalicionit LAA caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV për harmonizimin e qendrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhëshme.