Pacolli: Labi ka me qenë kryetari ma i mirë i Ferizajt

Lideri i AKR’s, Behgjet Pacolli ka nisë me sfidue kryetarin aktual të Ferizajt, Muharrem Sfarqen me kandidatin e AKR’s për Kryetar të këtij qyteti, Labinot Tahirin.

Pacolli ka thanë se Labi ka me qenë model për politikbamjen në Kosovë e Shqipni.
Ka parashikue se ka me hy edhe në historinë e udhëheqjes së Ferizajt.

 
Ky asht postimi i plotë i Pacollit:
Me Labin… Eshte kënaqësi të kalosh momente të bukura më mikun e dashur, njeriun human, njeriun korrekt, thjeshtë njeriun e dashur për të gjithë. Labi do të jet shembulli më praktikë i sintezës së humanizmit me politikën. Labi nuk do të jet vetëm kryetari më i mirë në historinë e Ferizajtë por edhe shembull i politikëberjës në Kosovë dhe Shqipëri. Na priftë e mbara Labi