Pacolli me Ramen e jepin nji lajm të madh prej Shqipnie

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli asht tue qëndrue për vizitë zyrtare në Shqipni.

Në rrjetin social Facebook, Pacolli ka publikue nji fotografi me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai ka ba të ditun se asht pajtue me Ramën që mbledhja në mes dy Qeverive m’u mbajt më 27 Nandor në qytetin e Korçës.

“Kufij europiane midis Kosovës dhe Shqipërise; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve – sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama”, ka shkrue Pacolli.

Shperndaje në: