Kjo asht deklarata e Pacollit mbas takimit me Vujanovic

Zavendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi ka takue Presidentin e këtij vendi Filip Vujanović.
Ai mbas këtij takimi asht shpreh optimist se të dy vendet munden me arritë marrëveshje për Demarkacionin.

”Asgja nuk asht e pamundun në marrëdhaniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njani-tjetrin”

”Na duem me shfrytëzue eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Na duem me shty përpara zhvillimin e marrëdhanieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Na jemi të gatshëm me pa mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve”, ka shkrue ai në Facebook.

Pacolli ka takue edhe Kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajović, Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin dhe  Srdjan Darmanović Ministrin e Punëve të Jashtme.

Ky i fundit i ka ba të ditun se për Malin e Zi Demarkacioni asht çashtje e mbyllun.

 

Pacolli takon Presidentin malazez, flasin për Demarkacionin

 

Mbas takimit me Ministrin e jashtëm malazez, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, asht prit në takim nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic.

Aty po diskutohet, njajtë si edhe në takimet e mahershme, për çashtjen e Demarkacionit e cila po zvarritet tash e 2 vite.

Ende nuk asht ba publike ndonji qëndrim i Presidentit të Malit të Zi, mirëpo ma herët mbas takimit të Pacollit me Ministrin e jashtëm Dermanovic, u mësue edhe qëndrimi malazez për këtë çashtje.

Pacolli u kërkoi ma herët palës malazeze të kenë mirëkuptim që demarkacioni asht i pamundun në këtë kohë, mirëpo homologu i tij ja bani të qartë se për ta kjo çashtje asht e mbyllun.

 

Shperndaje në: