Pacolli, zyrtarëve të BE’s: Demarkacioni nuk ratifikohet tash!

Zavendëskryeministri i parë dhe Ministëri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thanë në Bruksel, mbas takimit me përfaqësuesen e naltë të BE’s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, se i ka njoftue zyrtarët e BE’s se Kosova në këtë moment nuk ka mundësi me ba ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi dhe kërkon nji rrugëdalje tjetër nga kjo sfidë.

“Pata mundësi me ja sjegue situatën reale në Kosovë, ashtu si asht situata. Më duket se jua kam ba të qartë se Demarkacioni si i tillë nuk pritet m’u ratifikue në këtë periudhë dhe në periudhën e ardhshme. Këtë e ka të qartë secili sot. Edhe dje e kam potencue, edhe sot”, ka thanë Pacolli mbas takimit me zojën Mogherini.

“Tani asht nji sfidë e cila duhet m’u tejkalue. Sigurisht duhet me gjetë rrugë tjetër dhe duket se unë e shoh tash se ka hapsinë m’u punue në nji alternativë tjetër, tue anashkalue këtë problem.